Subscribe

Nga Durrësi, presidenti Ilir Meta ka komentuar deklaratat e ambasadores së SHBA-ve, Yuri Kim, e cila kërkon moskandidimin e Tom Doshit në zgjedhjet e 25 prillit.

Gjatë një konference për shtyp, ai theksoi se në këto zgjedhje, qytetarët kanë shansin që të zgjedhin jo vetëm për partinë, por edhe për kandidatin.

:Nuk kam asnjë arsye të shmangem nga çështja më e madhe që ka vendi. E dimë që kemi një histori të dhimbshme dhe kemi një ligj për dekriminalizmin. E dimë kush na detyroi që të bënim një ligj të veçantë dhe kush kandidoi ato persona. Në këto zgjedhje edhe pse nuk u bë më e mira përsëri qytetarët kanë mundësi jo vetëm të zgjedhin mes subjekteve politike, janë, ku kanë mundësi që të zgjedhin por kanë edhe mundësi brenda listës. Kanë mundësi të zgjedhin dhe të japin sinjalin për kandidaten që atp besojnë. Qytetarët të votojnë me bindjen e tyre dhe për alternativën që do ti përfaqësojë më mirë, por edhe për kandidatin apo kandidaten”,  tha Meta.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *