Subscribe

 

Nje tjeter përplasje mes ministres se arsimit Mirela Karabina dhe drejtuesve te shkollave te larta. Pas zëvendësimit edhe te anëtareve te bordit te universitetit te Tiranës, dekanët e ketij institucioni kundërshtojnë vendimin.

 

Kryetari i bordit te administrimit te universitetit te Tiranës Ervin Demo, përmes nje letre drejtuar ministres teknike, shprehet se vendimi është antiligjor dhe cenon hapur autonominë e shkollave te larta.

 

Sipas ligjit te arsimit te larte, bordi i administrimit është organi me i larte kolegjial administrativ dhe financiar ne universitetin e Tiranës. Ndaj disa nga dekanët shprehen te prere per te  refuzuar zëvendësimin dhe per te mbrojtur universitetin nga paligjshmëria.

 

Ne bord ka përfaqësi nga universiteti, nga Ministria e Arsimit apo agjencitë e saj, si dhe nga pushteti vendor dhe ne rastin konkret përfaqësohet nga nënkryetari i Bashkisë. Ndërkohe ministria e arsimit Mirela Karabina ne njoftimin e saj per median sqaron se zëvendësimet ne bord jane pas shqetësimeve te ngritura nga drejtuesit e universiteteve per te siguruar mbarëvajtjen e këtyre institucioneve.

 

Sipas ministres, ajo ka përgjegjësi institucionale për te marre masat qe garantojnë qëndrueshmëri ne institucionet e arsimit te larte.

 

Artan Hoxha: Zëvendësimi i anëtareve pas konstituimit te nje organi kolegjial nuk mund te behet thjeshte me nje shkrese, por mendoj se kërkon nje interpretim ligjor per te përcaktuar procedurën e shkarkimit dhe emërimit te secilit anëtar, te mbështetura ne rregulloret e funksionimit te organeve kolegjiale. Duke mos u realizuar këto procedura, mendoj se është shkelur autonomia e funksionimit te BA te UT.

 

Dhori Kule: Ne emër te Ligjit dhe te mbrojtjes se interesave te UT kërkoj qe t’i kthehet mbrapsht shkresa ministres teknike,  duke i kujtuar qe te mos guxoje te tallet me autonominë dhe reputacionin e UT, pasi nuk do te lejojmë askënd nga jashtë apo brenda UT te cenoje legjitimitetin kushtetues te funksionimit te Institucionit Simbol te Dijes per shqiptaret brenda dhe jashte kufijve te Shqipërisë.

 

Artur Sula: Do mbetem i patundur ne qëndrimin tim te prere per te mbrojtur Universitetin e Tiranës nga  paligjshmëria dhe nuk do te lejoj e pranoj askënd te guxoje qofte edhe vetëm te shprishe imazhin e UT-se, e jo me te cenoje jetën dhe zhvillimet e tij akademike.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *