Subscribe

DRITAN KURTI – GAZETAR

Aksi rrugor Burrel-Skuraj vijon të jetë një problem për drejtuesit e mjeteve në qarkun e Dibrës. Janë rreth 200 mijë banorë që duhet të kalojnë në këtë rrugë që e lidh me Tiranën, por gjendja është si mos me keq.

 

Përgjatë gjithë këtij segmenti rrugor prej 36 kilometrash ka gropa të shumta dhe kthesa të rrezikshme, të cilat vështirësojnë lëvizjen e automjeteve.

 

Drejtuesit e mjeteve dhe banoret e zonës thonë se kjo ka ardhur si rezultat i mosmirëmbajtjes së rregullt si duhet te këtij aksi rrugor, ku kanalet kulluese nuk pastrohen si duhen e për pasoje uji vërshon përmes rrugës, duke shkaktuar edhe këtë shembje të madhe këtu në fshatin Baz.

E kanë mbuluar ferrat gjithë rrugën. Plus është ngushtuar rruga. Ka qenë 7 metra është berë 5 tani.

Rruga është katastrofe. Edhe ne lufte s’kishte rrugë të tilla. T’i kërkojnë firmës llogari se i thyem makinat në dysh.

Mos pyet më. Çdo një muaj t’u blejt amortizator e gomina.

Gropa pa masë. Jemi ngopur me premtime.

 

Banorët e Burrelit, Klosit, Bulqizës dhe peshkopisë ndihen krejtësisht të lënë pas dorë këto vite. Ata detyrohen të udhëtojnë në këtë aks që edhe pse përshkon gjithë verilindjen, është braktisur nga mirëmbajtja.

 

Për pasojë, rruga nacionale vazhdon të amortizohet prej kohësh, ndërsa autoriteti rrugor ende nuk ka ndërhyrë për riparimin e saj.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *