Dega e Partisë Demokratike në Durrës ka akuzuar ish-kryebashkiakiun e këtij qyteti, Vangjush Dakon si përgjegjëin kryesor të vdekjes së 23 personave në tërmetin e 26 nëntorit.

 

Në një postim në Facebook, PD Durrës deklaron se për më shumë se një dekadë në krye të piramidës së ndërtimeve dhe masakrës Urbane ka qenë Dako.

 

Duke I mëshuar këti fakti, PD Durrës akuzon prokurorinë se nuk ka arrestuar vetëm personat e vegjël si përgjegjës së masakrës dhe jo ata që kanë përgjegjësinë kryesore.

 

P“Për më shumë se një dekadë në krye të piramidës së ndërtimeve dhe masakrës urbane në Durrës ka qenë kreu i Bashkisë së Durrësit, Vangjush Dako. Prokuroria ka investiguar për më shumë se dy javë dhe puna e saj, sa intensive aq edhe profesionale, ka rezultuar në ndalimin e cironkave të përgjegjësisë për dramën që po kalon qyteti. Dako dhe shpura e tij nuk mund të hetohen nga prokuroria sepse Dako është pranë Ramës dhe me Ramën, që nga Durrësi deri në Stamboll. Piramida e krijuar nga Dako firmoste për ndërtimet, shiste beton për ndërtimet, supervizonte ndërtimet, firmoste dhe vuloste për të dhënë financimet. Por Dako është jashtë juridiksionit të prokurorisë, për faktin e thjeshte se është nën juridiksionin e Ramës.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *