Dhjetëra mjete të rënda ushtarake kanë zbarkuar këtë të hënë në Durrës për të marrë pjesë në stërvitjen e madhe ushtarake “Defender Europe 21”.

 

Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi ka publikuar një video në “Facebook”, ku shihen mjetet e ushtrisë amerikane, teksa theksoi se zbarkimi i trupave dhe mjeteve amerikane vazhdon me ritëm.

 

Stërvitja e përbashkët është në kuadër të nismës së NATO-s, “Defender 21”.

 

“Nga porti i Durrësit ku vazhdon me ritëm zbarkimi i trupave dhe mjeteve amerikane. Gjithçka gati për të çelur stërvitjen e përbashkët më të madhe, të zhvilluar në Shqipëri, nga ushtria amerikane dhe forcat tona të armatosura në kuadër të NATO, Defender Europe 21. #defendereurope21”, shkruan Ministri Peleshi.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *