Hysen Dedja është tanimë zyrtarisht trajneri i ri i ekipit të Vllaznisë. 59-vjecari ka firmosur një kontratë me klubin shkodran vetëm sa i përket 8 javëve të mbetura në Superiore.

Pas largimit të Mirsad Jonuz, drejtuesit e Vllaznisë u vunë në lëvizje për të gjetur një zëvendësuës dhe trajneri shkodran ishte një nga objektivat kryesore për stolin kuqeblu.

Në prezantimin e tij përpara mediave, Hysen Dedja  u shfaq optimist dhe tha se objektivat e skuadrës do të jenë të njejta; renditja në mesin e tabelës dhe pse jo, kupa e Shqipërisë.  

Mes te tjerash Dedja theksoi se eshte njohur edhe me problemet e klubit por pavaresisht kesaj shprehu besimin se djemte do te japin maksimumin ne fushen e lojes.

Pas 28 javësh kampionat Vllaznia renditet në vendin 7-të në klasifikim me pikë të barabarta me Partizanin.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *