Subscribe

Tonin Frroku: Dardha fshati i njohur turistik është i bukur në çdo stinë të vitit, por në dimër duket akoma më i bukur. Duket se dëbora e bën të tillë. Në Dardhë banorët thonë se duhet të vish në çdo stinë e në fakt Dardha në çdo stinë i ka të shumtë vizitorët.

 

 

Shumë të rinj nga kryeqyteti kanë zgjedhur Dardhën për të kaluar fundjavën e tyre. Dëbora e parë për këtë dimër ka zbardhur gjithë zonën duke dhuruar një peisazh spektakolar. Në pikën më të lartë të fshatit, trashësia arrin në 20 centimetra.

 

Edhe pse me temperatura të ulëta, të rritur e fëmijë kanë kaluar shumë orë në dëborë. Por vizitorët kërkojnë që të investohet më shumë për një pistë skijimi.

 

Dardha, Voskopoja e Korça mbeten më të kërkuarat në fundjavë nga qytetarët ndërsa akomodimi në hotelet dhe bujtinat e këtyre zonave mbetet e vështirë në këtë sezon për shkak të fluksit të lartë.

 

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *