Në zonën juglindore të Korçës kanë rifilluar reshjet e dëborës duke vështirësuar situatën e qarkulllimit rrugor.

 

Intesiteti i lartë i reshjeve gjatë orëve të para të mëngjesit ka bërë që të krijohet një tjetër shtresë mbi dëborën e rënë pak ditë më parë.

 

Sipas gazetarit të Vizion Plus, Tonin Frroku, kjo shtresë ka krijuar vështirësi në të gjitha rrugët e Korçës për shkak të akullit që ishte krijuar.

 

Përdorimi i zinxhirëve është i domosdoshëm në të gjitha akset e këtij qarku.

 

Aksi rrugor Kapshticë-Korçë-Qaf Thanë është i qarkullueshëm me zinxhirë.

 

Po krahas këtij aksi përdorimi i zinxhirëve është i domosdoshëm edhe në akset e zonave të larta malore si Korçë-Dardhë, Qafën e Qarrit, Qafën e Thanës, Qafën e Zvezdës e rrugët që lidhen me Voskopojën e Vithkuqin.

 

Raportohet gjithashtu se zona të thella malore të rrethit të Korçës si ajo e Vithkuqit e Lekasit janë izoluar nga reshjet e borës.

 

Të izoluara nga reshjet janë dhe zonat e Dardhasit dhe Vleçanit në zonën e Pogradecit.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *