Prej mbrëmjes së djeshme, në zonat malore të Shkodrës nisën reshjet e para të dëborës, që po vijojnë me intensitet të ulët.
Në segmentin rrugor Hani i Hotit-Vermosh dëbora me trashësi rreth 10 cm, ka bërë që ky aks momentalisht të jetë i kalueshëm vetëm me goma dimërore.
Deri më tani nuk raportohen situata problematike me qarkullimin dhe as me energjinë elektrike.





