Një tjetër iranian është kapur nga autoritetet shqiptare pasditen  kësaj te enjte.  Ehsan Bidi një agjent iranian, dezertor nga kampi i muxhahedinëve në Manzë ndodhet ne stacionin e policisë se Kapshtices ku mbahen refugjatët ilegalë.

Sipas informacinoneve paraprake, iraniani do të dëbohet sot nga Shqipëria drejt Greqisë ndërsa mësohet se ne momentin e arrestimit e tij ai kishte me vete të gjitha pajisjet dhe sixhadet qe përdorin besimtaret për tu falur.

Bidi ka mbërritur në vendin tonë si pjesë e kontingjentit të më tepër se 2 mijë muxhahedinëve nga kampi i lirisë në Irak. 43-vjecari është agjent i Ministrisë së Inteligjencës së regjimit iranian në Shqipëri, dhe hyri në vendin tonë ne vitin 2013 si refugjat dhe ish-anëtar i Organizates  Popullore Mojahedine e Iranit.

Dyshohet se transferimi i Bidit në Shqipëri synonte krijimin e qelizës së një rrjeti spiunimi midis anëtarëve të Ministrisë së Inteligjencës së regjimit Iranian të transferuar nga “Camp Liberty” në Irak.

Qëllimi i këtij misioni ishte sigurimi i informacionit të nevojshëm dhe të hapë rrugën për sulmet e ardhshme terroriste. 

Bidi nuk i është i pari shtetas iranian qe vendi yne ka dëbuar. Më herët Shqipëria shpalli persona të padëshiruar dy diplomatë të ambasadës së Republikës Islamike të Iranit, të cilët dyshohen të jenë përfshirë në aktivitete, që cënojnë sigurinë e vendit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *