Në një kohë kur qeveria akuzohet nga opozita se shkeli premtimin dhe rihapi kazinotë, zëvendëskryeministri Erjon Braçe sqaron se çfarë do të thotë vendimi i mazhorancës.

 

Përmes një postimi në “Facebook”, Braçe shpjegoi se lojërat e fatit dhe bastet sportive vijojnë të qëndrojnë të mbyllura. Sipas tij, nuk do të ndodhë që ato të hapen.

 

 

“LOJËRAT ELEKTRONIKE TË FATIT DHE BASTET SPORTIVE NUK HAPEN! PREJ VITIT 2018, ATO JANË TË PALIGJSHME NË SHQIPËRI! LIGJI NUK KA NDRYSHUAR! NUK KA KTHIM PAS NË LOJRA FATI NË RRUGE E POSHTË PALLATEVE! LIGJI QE I NDALON ËSHTË NË FUQI! Banditë, trafikantë droge, kriminelë ordinerë dhe politikanët e tyre që u bënë bashkë kundër nesh kur ne i mbyllëm, nuk i hapin dot tani me propagandën e mbështetur mbi rrena! NUK HAPEN!”

 

 

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *