Asambleja Kombëtare e Francës ka shënuar një moment aspak etik këtë të martë.

 

Ministri i Drejtësisë, Dupont-Moretti bëri një gjest të turpshëm kundrejt kundërshtarëve politikë, teksa po debatohej për një projekt-ligj.

 

Pjesë e diskutimit të ashpër ishte projekt-ligji për të mos lejuar autorët e krimeve të dhunshme të kandidonin për poste të zgjedhura.

 

Kryetari i grupit republikan, Olivier Marlet, gjatë fjalës së tij përmendi dhe ministrin e Drejtësisë. Ky i fundit nuk e priti aspak mirë deklaratën e kundërshtarit dhe “u përgjigj” përmes gjestit të turpshëm. Pas uljes së tensioneve, ministri francez i Drejtësisë kërkoi ndjesë.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *