Gjërat nuk po shkojnë aq mirë në jetën private të aktorit David Schwimmer. 50-vjecari dhe bashkësortja e tij, prej thuajse 7 vitesh, Zoe Buckman, kanë konfirmuar se janë ndarë përkohësisht. Me anë të përfaqësuesit të tyre, ata thonë për revistën Us Weekly: “Me dashuri të madhe, respekt dhe miqësisht kemi vendosur të ndahemi përkohësisht derisa të vendosim të ardhmen e marrëdhënies sonë.”

 

 

Çifti që njëkohësisht janë dhe prindërit e vajzës 5 vjecare, Cleo, shtuan: “Prioriteti ynë sigurisht që është lumturia e vajzës dhe shëndeti i saj, gjatë kësaj periudhe sfiduese. Kështu qe do të kërkonim mbështetjen dhe respektin tuaj ndaj privatësisë tonë, ndërkohë që ne rrisim atë bashkë, dhe fillojmë nje kapitull te ri për familjen tonë.”

 

 

Ylli i serialit “Friends”, dhe fotografja britanike, kanë qenë bashkë për më shumë se 10 vite. Ata u takuan për herë të parë më 2007-ën, ndërkohë që David drejtonte xhirimet e komedisë “Run In London”, nga karrigia e regjizorit. Ajo u zhvendos në Los Angeles për të qëndruar pranë tij dhe u martuan qershorin e 2010-ës. Kjo ishte martesa e parë për të dy.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *