Rreth një orë ka zgjatur videokonferenca e Komisionerit për Zgjerim Johannes Hahn dhe presidentit të PPE Jozef Daul në mbledhjen e grupit parlamentar të PD. Në deklaratat e tyre para deputetëve ata i kërkuan Bashës që të heqë dore nga bojtoti, ti rikthet tryezës dhe të gjejë zgjidhjen e duhur, në të kundërt përgjegjësinë do ta mbajë Basha dhe jo ata. Po ashtu Daul dhe Hahn i kanë bërë të ditur Bashës se ata do t’i njohin zgjedhjet edhe nëse PD dhe partitë e tjera nuk marrin pjesë në to. Daul është shprehur se është totalisht i papranueshëm bojkoti i zgjedhjeve dhe ai i parlamentit. Në komunikimin e tyre me grupin parlamentar demokrat Daul dhe Hahn e kanë garantuar opozitën se marrëveshja e propozuar më 25 prill mbetet e pandryshuar dhe në fuqi dhe se gjithçka tjetër jashtë kësaj marrëveshje është e papranueshme. Tashmë i mbetet grupit parlamentar demokrat të vendosë se çfarë hapash do të ndërmarrë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *