Kryeministri Edi Rama deklaroi se databaza me të dhëna private të qytetarëve nuk ka dalë nga Partia Socialiste.

 

Duke pranuar se PS ka një databazë të ngjashme, të ngritur që prej 2009, Rama tha në “Zgjedhje 2021” në “Vizion Plus”, se patronazhistët janë anëtarë të PS.

 

“Ato lista që kanë dalë, nuk kanë lidhje me databazën tonë. A mund të jetë Rea Xhillari votuese e pasigurt? Vajza ime? Mund të jetë tezja e Zahos votuese e pasigurt? Nuk kanë lidhje ato me ne. Ne kemi, nuk është se nuk kemi, nuk e mohoj që kemi databazë, të dhëna. Është një databazë e ngritur që nga 2009, nga puna derë më derë. Patronazhistët janë anëtarë të PS që kanë përsipër një grup njerëzish, aty ku banojnë. Kemi gjithë Shqipërinë kështu, jo vetëm Tiranën. Nuk ka parti që nuk ka. Habitem që habiten këta.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *