Kryeministri Edi Rama reagoi menjëherë në Twitter në lidhje me datën e re të zgjedhjeve lokale të përcaktuar me dekret nga presidenti Meta.
Rama bën apel që të mëshirohet kreu I shtetit në “cmendurinë” e tij të dytë, që kryeministri thotë se e kishte paralajmeruar.
Rama e konsideroi 13 tetorin e nxjerre nga Meta, datë të dalë nga filxhani I revolucionit imagjinar, si një Nullum Absolutum duke shtuar më tej se ky nul nuk ka asnjë efekt.
A ju thashë prisni çmendurinë e dytë? Tani thjesht mëshirojeni.
Data e nxjerrë nga filxhani i revolucionit imagjinar është një
NULLUM ABSOLUTUM
dhe
QUOD NULLUM EST NULLUM PRODUCIT EFFECTUM?
30 QERSHORI ESHTE E VETMJA DATE ZGJEDHJESH