Prodhuar nga një nga shtëpitë më të rëndësishme të prodhimit të Turqisë, Ay Yapim dhe shitur ndërkombëtarisht nga kompania e mirënjohur e shpërndarjes, Inter Medya, seriali “Dashuri e pafund” vazhdon të pushtojë botën.
Akademia Ndërkombëtare e Arteve dhe Shkencave të Televizionit njoftoi kandidatët e saj për Çmimin Ndërkombëtar Emmy të 2017 këtë javë. Me pjesmarrjen e Burak Ozcivit, Neslihan Atagul dhe Kaan Urgancioglu, “Endless Love” është seriali i parë dramatik turk i nominuar për çmimin Emmy në kategorinë më të mirë Telenovela.





