Seanca e parë gjyqësore për ish-drejtuesit e autoritetit rrugor kombëtar, Dashamir Xhika dhe Andi Toma është zhvilluar me debate. Avokatët kanë kërkuar përjashtimin e gjyqtares Idushe Maliqi, për shkelje ligjor në procedimin e ndalimit të të akuzuarve.

Ndërkohë, prokurorja e çështjes Armanda Xhaferri, tha se kërkesa për përjashtimin e gjyqtares, synon pengimin e hetimit dhe shqyrtimit të çështjes. Pas debatit, gjyqtarja vendosi të tërhiqet, duke ia lënë vendin një gjyqtari tjetër. Dashamir Xhika dhe Andi Toma, dy ish-drejtorët e përgjithshëm të rrugëve u prangosën mbrëmjen e të enjtes të akuzuar për abuzime me tenderat, në shumën e 500 milionë lekëve.

 

Arrestimet erdhën pas hetimit që zhvilloi Prokuroria e Elbasanit për ndërtimin e aksit rrugor Elbasan-Gjinar. Ndërkohë, ne seancën e sotme merrte pjese edhe ish-ministri i transporteve, deputeti i LSI Edmond Haxhinasto.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *