Departamenti i Shtetit paralajmëron shtetasit amerikanë që të shmangin planet për turizëm në Rusi, për shkak se mund të bëhen objekt terrorizmi ose ngacmimesh. Paralajmërimi vjen ndërkohë që në Rusi po zhvillohet kampionati botëror i futbollit. Sipas paralajmërimit të DASH, aktivitete të mëdha ndërkombëtare si botërori “përbëjnë një objektiv me interes për terroristët” dhe se “sulmet mund të ndodhin papritur në objekte me interes për turistët, në mjete të transportit urban ose në vende publike”. Paralajmërimi i Departamentit vjen vetëm pak ditë, pasi organizata terroriste ISIS kërcënoi se do të kryejë sulme terroriste në Rusi, ku po mbahet kampionati botëror.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *