Deklaratën e ambasadores amerikane për largimin e tij nga Partia Demokratike, Sali Berisha e quajti më skandalozen e një përfaqësuesi të huaj në 30 vitet e fundit në Shqipëri. Për më tepër, ish-presidenti i vendit e cilësoi ambasadoren Yuri Kim, guvernatore dhe mbështetëse të shkeljeve të Kushtetutës. Ndërkohë, Departamenti Amerikan i Shtetit refuzon të komentojë shkëmbimin e reagimeve. Duke u përgjigjur për Vizion Plus, DASH shprehet se nuk mund të flasë për çështje që janë ende në hetim.

DEPARTAMENTI AMERIKAN I SHTETIT

“Si rregull, ne nuk komentojmë teksa jemi në pritje të procesit gjyqësor.”

Nga ana tjetër, Zv.ambasadori amerikan në Tiranë, Demian Smith ka deklaruar se BKH-ja do t’i tregojë Shqipërisë se askush nuk është mbi ligjin dhe se ai zbatohet njësoj për të gjithë.

Në fjalën e tij drejtuar kandidatëve për hetues të Byrosë Kombëtare të Hetimit, Smith theksoi gjithashtu se ditët e pandëshkueshmërisë së të pasurve dhe të fuqishmëve kanë mbaruar.

DEMIAN SMITH

ZV/AMBASADOR I SHBA, TIRANE

“Reforma në drejtësi nuk ka qenë e lehtë, e shpejtë apo e përsosur, por tani po shohim rezultate.Të gjitha institucionet e krijuara nga miratimi i saj në vitin 2016, janë tashmë plotësisht funksionale. Qëndroni pjesë e luftës. Partnerët tuaj rreth e rrotull botës mund të hedhin dritë mbi aktorët e këqij, por do të jetë SPAK-u që do të bëjë punën e vështirë: hetimin dhe ndjekjen penale, duke punuar dorë për dorë për të përmbysur korrupsionin dhe krimin e organizuar.”

Misioni diplomatik në Tiranë nënvizon se Shtetet e Bashkuara qëndrojnë të gatshme për të mbështetur zhvillimin dhe punën e Byrosë Kombëtare të Hetimit.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *