Zyra e shtypit të kryeministrit grek bëri publike disa detaje nga darka mes Ramës dhe Mitsotakis mbrëmjen e të martës.

 

Marrëdheniet dypalëshe Shqipëri-Greqi si dhe pespektiva europiane e Shqipërisë kanë qënë në mënyrë të vecantë temë e bisedës mes dy kryeministrave.

 

Pjesë e diskutimit ka qënë mundësia për të thelluar marrëdheniet tregtaro-ekonomike mes vendeve ndërsa nuk u lanë pas edhe bisedat për pakicën greke në vendin tonë por edhe integrimin e mijëra shqiptarëve në Greqi.

 

 “Diskutim i veçantë u bë për Pakicën Kombëtare Greke në Shqipëri, e cila duhet të jetë një urë miqësie dhe bashkëpunimi midis dy popujve, ndërsa theksi u vu në forcimin e marrëdhënieve dypalëshe ekonomike dhe tregtare. Rama e Mitsotakis shprehën kënaqësinë e tyre për integrimin e përkryer të qetë të qytetarëve shqiptarë që jetojnë në Greqi.

 

 

Sipas zyrës për media të kryeministrit grek, Rama dhe Mitsotakis u zotuan edhe për të zgjidhur në vazhdim, cështjet e pazgjidhura të së kaluarës.

 

 

Në fund, ata ranë dakord të punojnë së bashku në mënyrë që të dy vendet të zgjidhin shpejt çështjet e pazgjidhura në të kaluarën në një kontekst dypalësh dhe të lëshojnë potencialin e madh që mund të krijojë marrëdhënia strategjike midis dy vendeve”.

 

Kryeministri Rama ndodhet në Athinë që nga e marta në mbrëmje në kuadër të një konferenca  të përvitshme ekonomike.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *