Kryedemokrati, Lulzim Basha ka bërë një tjetër reagim lidhur me videon ku shfaqeshin disa ministra dhe zyrtarë të kabinetit qeveritar Rama, teksa darkonin në një nga restorantet në Dubai.

Ndërkohë që vendi është në ujë nga përmbytjet për shkak të reshjeve të shiut, shprehet lideri demokrat, ministrat darkojnë në një restorant të shtrenjtë.

Sipas Bashës, ka ardhur koha që vendi të ketë një qeveri që kujdeset për njerëzit.

“Ndërkohë që vendi është nën ujë, mijëra familje po kalojnë dimrin e dytë në çadra, shqiptarët janë pa asnjë ndihmë përballë krizës ekonomike dhe shëndetësore, ministrat e Ramës shtrohen për shtatë palë qejfe në restorantin më të shtrenjtë në Dubai. Është koha të kemi një qeveri që kujdeset për njerëzit, dhe jo këtë që e ka mendjen vetëm për veten e saj”, shkruan Basha krahas videos.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *