Subscribe

Kryeministrat e Ballkanit Perëndimor janë ftuar këtë të mërkurë në një darkë pune në Bruksel nga shefja e diplomacisë europiane, Federica Mogherini. Në të do të diskutohet për zhvillimet e fundit në rajon dhe hapat që do të ndiqen në të ardhmen. Përpara darkës Mogherini beri këtë koment.

 

“Do të flasim për perspektiven e vendeve te Ballkanit Perëndimor në BE . Ky eshte qëllimi pse ftova ne darke kryeministrat nga 6 vendet partnere per te ndare me ta gjendjen e situatës ne rajon, rrugën qe kemi  perpara, si BE do te forcoje mundësit edhe perspektiven per marrëdhënie të mira fqinjësore ne rajon, te rrisin bashkëpunimin mes tyre dhe me Bashkimin Europian. Duam të konsolidojmë fuqinë transformuese te BE në Ballkan, me synimin per qeverisje te mira dhe ekonomi vibrante. Unë dhe krerët e institucioneve të be jemi të angazhuara së bashku me komisionerin Hahn që të bashkëpunojmë ngushtë me  6 vendet, jo për të punuar për ta, por me ta, per ti inkurajuar per bashkëpunim. Ne do te diskutojmë edhe për hapet e se ardhmes dhe kjo do jete nje mundesi per mirëkuptim rajonal.”

 

Mes të ftuarve që do te kenë takime te veçanta me Mogherinin është edhe mandatari për formimin e qeverisë maqedonase, Zoran Zaev. Ai do të jetë i pranishëm së bashku me kryeministrin shqiptar Rama, atë kosovar Mustafa, kryeministrin serb në detyrë Vucic, Markovic të Malit të Zi dhe Zvizdic nga Bosnja e Hercegovina.

 

E ndërsa Zaev do të jetë në Bruksel, presidenti maqedonas Ivanonv ndodhet në Rusi, ku është takuar me presidentin Putin. Ai tha se dëshiron që situata në Maqedoni të zhvillohet në pajtim me Kushtetutën dhe parimet demokratike.

 

 

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *