Danimarka ka vendosur këtë të mërkurë që të rihapë shkollat, çerdhet dhe kopshtet.

Pas një muaji në izolim, autoritetet atje kanë caktuar që të hapin dyert e institucioneve. Danimarka bëhet vendi i parë në Evropë që merr këtë vendim.

Mirëpo, institucionet mësimore duhet të plotësojnë e respektojnë disa kushte, siç është distanca sociale mes nxënësve.

Nga ana tjetër, restorantet, kafenetë, teatrot, kinematë dhe qendrat tregtare vijojnë të qëndrojnë të mbyllura deri në 10 maj.

Ndërkohë, afati i fundit për hapjen e shkollave në Danimarkë është e hëna.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *