Pasi vendosi të ndalojë përfundimisht përdorimin e tyre, Danimarka po mendon të dhurojë vaksinat AstraZeneca për vendet e varfra.

 

Vendimi ende nuk është marrë, tha qeveria daneze, por kjo ekziston si mundësi. Paralelisht, autoriteteve shëndetësore u është kërkuar të shohin mundësinë që kjo vaksinë të merret nga qytetarë që kanë vetë dëshirë ta bëjnë këtë gjë.

 

Danimarka ka 200,000 doza AstraZeneca në dispozicion, por pritet të marrë edhe 3.5 milionë doza të tjera, sipas marrëveshjeve të mëparshme.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *