Kryeministri britanik Boris Johnson tha se shkollat mund të hapen në 1 qershor. Ai sugjeroi që fillimisht në shkolla të kthehen nxënësit e klasave të para, të gjashtë, si dhe do të shihen me përparësi studentët e shkollave të mesme për shkak të provimeve.

Përmes një videokonference, Johnson tha se ata që persona që nuk e kanë të mundur të punojnë nga shtëpia, mund të kthehen në vendet e punës, ndërsa bëri thirrje që të evitohet transporti publik.

Po ashtu, ai theksoi se do të ketë kontrolle nga policia për t’u siguruar që qytetarët të respektojnë distancimin social.

“Deri më 1 qershor, ne besojmë se do të jemi në gjendje të fillojmë me rihapjen e dyqaneve dhe hapjen e shkollave, duke filluar me parashkollorët. Qëllimi ynë është që nxënësit e shkollave të mesme, ata që kanë provime vitin e ardhshëm, të kenë edhe pak kohë të bashkëpunojnë me mësuesit e tyre para pushimeve.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *