Komisioni shtetëror i zgjedhjeve në Malin e Zi ka shpallur rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve parlamentare të cilat u mbajtën më 30 gusht.

 

Partia demokratike e socialistëve, e presidentit Gjukanovic, ka fituar 30 vende, koalicioni “Për ardhmërinë e Malit të Zi”, 27 deputetë, koalicioni “Paqja është kombi ynë”- 10 dhe koalicioni “E zeza në të bardhë”, katër mandate.

 

Nga një vend në parlament e kanë fituar edhe partitë shqiptare.

 

Presidenti i Malit të Zi, propozon emrin e kryeministrit të ri në një afat prej 30 ditësh që nga konstituimi i parlamentit të ri, i cili do të bëhet brenda 15 ditëve në vijim.

 

Ndërkohë, për herë të parë pas tre dekadash, partia demokratike e socialistëve e presidentit Gjukanovic ka humbur shumicën në parlament.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *