Gjashtë paciente të trajtuar në spitalin Infektiv më COVID-19 kanë lënë spitalin.

Burime nga Ministria e Shëndetësise thanë se  6  personat që ishin prej ditësh të shtruar në spital, janë pjesë e 31 pacienteve të cilët pas dy testeve radhazi së fundmi kanë dal negative dhe konsiderohen të shëruar.

Mirëpo këtë të premte ata kanë lënë edhe fizikisht spitalin.

6 qytetarët duhet të ndjekin protokollin shendetësor dhe të qëndrojnë të vetekarantinuar edhe për dy javë të tjerë.

Numri total I pacienteve që kanë dal pozitiv në vendin tonë është 186 ndërsa vec 31 të shëruarve për fat të keq janë edhe 8 viktima.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *