“Vizion Plus” ka siguruar fotot e Preng Gjinit, të shtrirë në spital. Për 50-vjeçarin nuk ka kaluar akoma rreziku për jetën, edhe pse sipas burimeve, ai është përmendur qysh pas ndërhyrjes së parë kirurgjikale të kryer mbrëmjen e të martës.

 

Gjini deri më tani iu është nënshtruar tre operacioneve, një në organet e brendshme, një në dorë dhe një në sy.

 

Siç duket edhe nga fotot që “Vizion Plus” disponon, syrin e djathë ai e ka të fashuar, ndërsa në fytyrë dhe në krah i dallohen shenja nga shpërthimi.

 

Preng Gjini mbeti i plagosur rëndë pas atentatit mafioz që ju bë një ditë më parë në Tiranë me tritol.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *