Juventus dhe Ajax përplasen sonte në mbrëmje në Torino në aktin e dytë cerekfinal të Uefa Champions League.

Barazimi 1 me 1 në ndeshjen e parë favorizon bardhezinjte të cilët kanë disa mungesa në duelin e kthimit. Sonte mungojnë Chiellini e Madzukic e Douglas Kosta të dëmtuar.

Në formacionet zyrtare bie në sy aktivizimi i De Sciglios në krahun e djathtë të mbrojtjes në vend të Cancelo që është në stol.

Në mesfushë Emre Can është preferuar para Bentacour ndërsa në sulm është treshja Ronaldo, Dybala e Bernardeschi.

Në krahun tjetër pak surpriza edhe tek Ajax që ka thuajse të njëjtin formacion si në shtëpinë e vet me mungesën e vetme, mbrojtësin e majtë Tagliafico i pezulluar dhe në vend të tij luan Veltman.

 

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *