E shqetësuar nga lajmet që qarkulluan në media televizive dhe portale në lidhje me dyshimet se sasia e madhe e marijuanes e kapur ne Vieste të Italisë, ishte nisur nga brigjet shqiptare, policia e shtetit ka reaguar nëpërmjet një komunikate për shtyp.

 

Policia sqaron se gomonia është sinjalizuar fillimisht nga Policia Kroate si e dyshuar në dalje nga ujërat e tyre territoriale dhe për këtë arsye autoritetet e këtij vendi kanë vënë në dijeni rreth orës 22:30 të së premtes homologet italiane për një mjet të dyshimtë në dalje nga ujërat kroate.

 

Gomonia është pikasur nga Guardia di Finanza në zonën e Viestes në të njejtin drejtim të ujrave kroate. Ne bordin e mjetit jane kapur 2 shtetas shqiptarë, A.L. 38 vjeç dhe A.A 36 vjeç, si dhe u sekuestrua rreth 1.700 kg kanabis.

 

Sipas policisë së shtetit, mjeti detar sipas hetimeve te deritanishme, nga policite e vendeve partnere, nuk eshte nisur nga brigjet shqiptare.

 

Megjithate Policia e Shtetit thotë se po vijon shkembimin e informacionit me agjencite partnere per te hetuar mbi lidhjet e te ndaluarve si te perfshire ne kete veprimtari kriminale.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *