Subscribe

Zbardhen emrat e dy mësuesve që humbën jetën në aksident këtë të premte në aksin Memaliaj-Krahës. Ata janë Leonard Sako, rreth 45 vjeç dhe Ornela Hoxha, 36 vjeç.

 

Burime për “Vizion Plus” bënë me dije se ata po ktheheshin nga shkolla e Krahësit ku kishin dhënë mësim, por për fat të keq u aksidentuan. Dyshohet që aksidenti u shkaktua për shkak të shpejtësisë, por edhe sepse një mjet tjetër i ka prerë rrugën makinës që drejtohej nga Leonard Sako.

 

Po ashtu, burimet konfirmuan se në mjet kanë qenë edhe dy persona të tjerë, Petrit Zaçe e Orinda Qendro, të cilët janë të plagosur. Ata ndodhen në spital, por nuk ka informacione për gjendjen e tyre shëndetësore.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *