Subscribe

Indrit Pepa viktima e atentatit të sotëm në periferi të Mamurrasit është qëlluar në hyrje të banesës së tij.

 

Policia njoftoi paraprakisht se 27 vjecari ishte qëlluar rreth orës 04:30 ndërkohe që burime për Vizion Plus saktësojnë se , Indrit Pepa është qëlluar pranë banesës së tij.

 

Prej disa vitesh familja e tij ishte ngujuar për shkak të një tjeter ngjarje të regjistruar ne vitin 2012 ku i riu kishte plagosur nje shtetas tjeter.

 

Për këtë arsye Indriti ishte larguar jashtë vendit dhe rralle kthehej në shtëpinë e tij. por duket se edhe këto manovra nuk e kanë shpëtuar 27 vjecarin nga vdekja.

 

Ai fillimisht u plagos pas të shtenave me armë dhe me tej humbi jeten kur po dërgohej ne Spitalin e Traumes.

 

Policia paraprakisht ka bere te ditur se eshte identifikuar autori i dyshuar i atentatit, shtetasi me iniciale A.M. 49 vjec i cili eshte shpallur ne kerkim.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *