Kryetari i bashkisë së Durrësit, Vangjush Dako i është kundërpërgjigjur akuzave të deputetit të PD, Ervin Salianji, i cili e akuzonte kryebashkiakun se ka shpërblyer kriminelët me pasuri dhe pushtet.

 

Dako, përmes një postimi në Facebook, shkruan se do padisë në gjykatë Salianjin, pasi sipas tij gjyqi i ndan këto muhabete.

 

“Peshku i rezervartit paska nxjerrë sot këtë larvën e vet, Salianjin me të cilin patjetër që do merrem në gjykatë. Sepse këtij larvës i’a ka thënë ca fjalë tamam edhe Grida, po ky është popull kot fare! Megjithatë gjyqi i ndan këto muhabete dhe zgjedhjet padyshim, ku këta do shkojnë ushqim për pula… Megjithëse edhe pulat zor se i hanë këto lloj vemjesh.”

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *