Subscribe

Dajë e nip kanë rënë në pritë mbrëmjen e kaluar në vendin e quajtur Ura e Drojes në Kurbin. Për pasojë, ata kanë mbetur të plagosur.

Raportohet se ata janë 50 vjeçari Agron Mema dhe 30 vjeçari, Klevis Leka, i cili dyshohet se ishte shënjestër e një atentati me armë.

Dajë e nip kanë marrë dëmtime në pjesën e këmbëve dhe ndodhen në spital jashtë rrezikut për jetën.

Ndërkohë, këtë mëngjes raportohet se është vetëdorëzuar në polici Aurel Shurbi, autori i dyshuar i plagosjes.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *