Subscribe

Me synimin për ta bërë bashkëpunëtor të drejtësisë, për shkak se dyshohet të jetë një nga ideatorët e grabitjes në Rinas, prokurorët e krimeve të rënda kanë tentuar disa herë të marrin në pyetje Ragip Hajdinin, i njohur me emrin “daja” nga Kosova.

 

50 vjeçari ka qëndruar i heshtur para tyre, duke mos pohuar e as mohuar përfshirjen e tij në supergrabitjen e miliona eurove.

 

Hajdini do të dalë nesër para Gjykatës së Krimeve të Rënda për t’u njohur me masën e sigurisë, e prokuroria pritet të kërkojë arrestin me burg.

 

Si provë të fortë kundër tij, organi i akuzës ka dëshminë e Alkond Bengasit, i cili pranoi të bashkëpunoje me drejtësinë, duke zbërthyer edhe grupin kriminal. Ai tregoi të gjithë emrat e personave që takonte Admir Murataj, si dhe dy vëllezërit Klement e Eldi Çala.

 

Nga ana tjetër, forcat e policisë kanë vijuar kontrollet për të gjetur monedhat e grabitura apo sende të tjera të përdorura në ngjarje.

 

Momenti i fundit ku kamera e një servisi ka fiksuar lëvizjen e autorëve me furgonin ku ndodheshin paratë, ishin varrezat e Tapizës, deri në digën e rezervuarit të këtij fshati.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *