Subscribe

Gjykata e Shkallës së Parë për Krimet e Rënda ka lënë në burg , personin e gjashtë të arrestuar për milionat e eurove të grabitura në Rinas, Ragip Hajdinin.

 

Para togave të zeza, 50 vjeçari mohoi të ketë lidhje me grabitjen duke kembengulur se nuk është ai personi që kërkon policia.

 

 “Unë nuk kam asnjë lidhje me akuzat që më keni ngritur. Nuk jam unë personi që po kërkoni. Dua dhe ju kërkoj që të më ballafaqoni me Alkond Bengasin. Është e vërtetë që kam njohje me familjen Murataj, e më konkretisht me Aleksin. Ditën që ka ndodhur grabitja kam prova që kam qenë në Kavajë duke drekuar pranë vendit të njohur si “tullat e kuqe”. Nuk kam asnjë lidhje me atë ngjarje. Nuk e dija që Admiri ishte në kërkim. Isha edhe në varrimin e tij. Edhe për personin që njihet me nofkën “daja” e kam dëgjuar nga mediat”.

 

Por si prove kunder 50 vjecarit Hajdini organi i akuzes ka në duar dëshminë e personit që pranoi të bashkëpunojë me ta, Alkond Bengasin.

 

Ky i fundit i tregoi hetuesve të gjithë kronologjinë, si dhe emrat e personave që takoheshin me Admir Muratajn dhe dy vëllezërit tashmë në kërkim, Klement e Eldi Çala.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *