Partizani fitoi ndeshjen miqësore me Pogradecin me rezultatin 2-1. Liqenorët shënuan të parët në minutën e 63 me Maxharin dhe Musta për të kuqtë barazoi në minutën e 80. Më pas ishte Kardozo që në minutën e 89 i dha fitoren skuadrës së trajnerit Ilir Daja.

Pas ndeshjes, ai tha se skuadra në këtë takim erdhi pas ngarkesave të kësaj faze përgatitore.

I pyetur për objektivat e këtij sezoni, Daja është treguar i rezervuar në përgjigjen e tij edhe në kushtet kur ka lënë për të kuptuar se Partizani është skuadra që do të kërkojë maksimumin edhe këtë sezon.

Partizani pas ndeshjes miqësore është rikthyer në Ohër aty ku prej ditësh po zhvillon fazën përgatitore.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *