Dafina Zeqiri është një nga ata emra që përveçse për muzikën e mirë njihet për ndryshimet ekstreme në pamje.

Nëse ju vjen në mendje një model i zakonshëm ose i çuditshëm, Dafina e ka realizuar patjetër të paktën një herë.Para dy ditësh, këngëtarja i habiti të gjithë me një postim ku prezantoi pamjen e re, duke ju rikthyer kështu flokëve të shkurtër që i ka pasur edhe më herët.

Megjithëse prerja është disi mashkullore, tek Dafina ai model u duk më femëror se kurrë.Megjithatë ky eksperiment me flokët i është mërzitur shpejt, pasi së fundmi, këngëtarja publikoi një video ku shfaqet me flokë të gjatë biondë, por me rrënjë lejla.

Sigurisht që bëhet fjalë për paruke, por ky transformim gjithsesi i habiti të gjithë. Nga video Dafina la të kuptohej se diçka po vjen, por ende nuk ka detaje se për çfarë bëhet fjalë./Living

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *