Ish futbollisti i njohur i Tiranës, Rezart Dabulla fajëson klubin bardheblu për mënyrën sesi shkuan gjërat në ndeshjen e Fushë Krujës kundër Kastriotit ku pati shumë incidente në fund të lojës.

I ftuar ne Vizion Plus ne emisionin “Kampionet”, Dabulla u shpreh I bindur se penalltia e dhënë nga gjyqtari Sokoli që solli edhe këtë kaos, ishte tendecioze pasi fillimisht kishte faull ndaj portierit dhe pastaj nuk kishte kontakt mes lojtarëve që e coi gjyqtarin të japë 11-metersh. Por ish mbrojtësi I njohur mendon se Tirana e coi vetë situatën në këtë pikë pasi nuk duhet të kishte pranuar ndërrimin e vendit ku do të luhej ndeshja nga Durrësi ne Fushë Kruje. E jo vetëm kaq sipas Dabullës, por Tirana duhet ta kishte përgatitur veten për një ndeshje të tensionuar në Fushe Kruje, dhe lojtarët duhet të ishin patjeter të qetë.

 

Në këtë pikë ku ka ardhur kampionati është normale që të luftojë për mbijetese. Ka ekip simpatik dhe e quaj normale që në kushte të tilla kur do të marrësh rezultatin, ka një farfe tensioni për të arritur rezultatin dhe Kastrioti ka qënë në të drejten e vet. Por në situate të tilla është gjqyatri që merr përsiperf tya fusë ndeshjen në shinat e duhura. Mua mu duk sikur gjyqtari ka gabuar tek penalltia.Por ka Tirana një faj të madh në këtë mes. U diskutua që takimi do luhej ne Durrës pastaj u cua në fushe kruje. Tirana duhet të kishte dale dhe te kerkonte pse u ndërrua. Por nuk e beri, madje e pranoi trajneri Mema.Përvec kësaj Tirana vete duhet të merrte masa dhe duhet ti përgatiste lojtarët që të ishin më të qetë, Ngo-ja I pari dhe të tjeret me radhë.Ai moment i penalltisë është faull ndaj portierit nga eksperienca ime si lojtar.  Plus pastaj në momentin e dytë nuk ka kontakt por fërkim. Për mua arbitri ka qënë I predispozuar që ta japë atë penallti. Por Kastrioti mund ta fitonte ndeshjen edhe pa ate penallti sepse është ekip simpatik.

 

Dabulloi shtoi se eshte e papranueshme qe persona te ndryshem kane shtyre me dhune trajnerin Mema.

 

“Pavaresisht se Ard Mema ka bërë gabim që ka hyrë në fushë në fund tyë ndeshjes, ai nuk është nga ata njerëz që godet dhe prek me dorë. Ama në pamje duket një person që e shtyn në mënyrë të dhunshme Ard Memen. Kjo është e papranueshëm. Nuk ka të drejte askush ta preke me dorë trajnerin.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *