Një e ardhme në politike për Angelina Jolie, ndoshta në garë edhe për Shtëpinë e Bardhe? Një mundësi që nuk mund të përjashtohet..Të paktën kështu ka deklaruar vetë aktorja e madhe e hollivudit gjat një interviste të dhënë për BBC.

“ Nëse do të ma kishin kërkuar kandidimin për një post të tillë 20 vjet më parë do të qeshja me të madhe, pohoi Jolie pa mohuar faktin se ndoshta një ditë mund të jetë në mesin e kandidateve demokrat për President te SHBA.

 

Historia e këtij vendi ka njohur me parë një aktor në postin e presidentit, sic ishte Ronald Reagan por kurrë më parë një aktore femër.

 

“ Kam thënë gjithnjë se unë shkoj atje ku kanë nevojë për mua. Nuk e di nëse jam njeriu I duhur per të qënë në politike por aktualisht mendoj se jam në një pozicion mjaft interesant dhe mund të bëj shumë gjëra në jetën publike”.

 

Gjithsesi pyetjes se intervistuesit nëse mund të jete që në zgjedhjet e radhës ne mesin e 30-40 të nominuarve demokrat që do të filtrohen në garën për Shtëpin e Bardhe, Jolie duke u bërë serioze e mohoi një gjë të tillë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *