Subscribe

“Çudirat ” e sistemit te drejtësisë duket se nuk kanë fund. Në Shqipëri ndodh që një person me aftësi të kufizuar në të folur, mbi bazën e përgjimeve telefonike, akuzohet si pjesëtar i një rrjeti të trafikut ilegal të emigrantëve drejt SHBA-së dhe vendeve të BE-së.

 

Edmond Omeri u arrestua gjatë operacionit “ rrugë e gabuar ” në fillim të shkurtit, por pak ditë më parë ai ka fituar lirinë. Gjykata e Apelit për krime të rënda ndryshoi masën e sigurisë për 52 vjeçarin nga arrest me burg në detyrim paraqitje.

 

Nga verifikimi i bere nga vetë trupi gjykues por edhe me akt ekspertimi mjekoligjor, rezultoi se Omeri nuk është në gjendje të flasë ndërsa prokuroria e akuzonte si pjese e grupit qe koordinonte trafikun ilegal. Organi i akuzës dyshon se telefoni i personit me aftësi të kufizuar në të folur, mund të jetë përdorur nga të tjerë ndërsa hetimet për të do të vijojnë në gjendje të lirë.

 

Për operacionin “rruga e gabuar” që u asistua edhe nga agjentët te sigurisë së Shërbimit Diplomatik Amerikan në Tiranë u lëshuan 36 urdhër arreste. Grupit kriminal iu gjetën 4 laboratorë ku prodhoheshin dokumentet false ndërsa për të siguruar një të tillë paguheshin 10 mijë paund për në Mbretërinë e Bashkuar, deri në 20 mijë euro për në SHBA e Kanada.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *