Gjykata e Vlores vendosi gjate paradites se te enjtes konstatimin e ligjshmerise se zbatimit te mases se sigurise te caktuar me vendim nr 196 date 06.08.2019 te gjykates se shkalles se pare Vlore ndaj shtetasit Bardhosh Mino (alias Lytaj). Po ashtu eshte konstatuar i ligjshem edhe zbatimi i mases se sigurise personal “arrest ne burg” caktuar ndaj ketij shtetasi.

Ndaj Bardhosh Minos rendojne nje sere akuzash. Ai eshte denuar me burgim te perjetshem ne Greqi per vrasjen e dy turisteve angleze. Por edhe vepra penale per trafikimit te lëndëve narkotike. Gjithashtu ai është arratisur gjate kohes kur vuante denimin per vrasjen e dy turisteve angleze. Seanca eshte zhvilluar me dyer te mbyllura pa pranine e medias ne salle.

Gjate zhvillimit te seances Mino ka shfaqur shenja nervozizmi ndersa eshte shprehur: “Kam kryer burg ne Greqi. Nuk e dija qe isha ne kerkim. Jam martuar,madje edhe me femije”.

Edhe pse ishte ne kerkim prej gati tre vitesh ai punonte si polic privat. Seanca gjyqesore eshte drejtuar nga gjyqtare Herila Cela ndersa prokuror i ceshjes eshte Saimir Smaka.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *