Subscribe

Cristiano Ronaldo fitoi me meritë dhe pa asnjë polemike topin e pestë të artë në karrierë, por zbardhja e votave dhënë nga 176 gazetarët sportive në  mbarë botën ka nxjerre në pah edhe preferenca të çuditshme.

 

Rezultatet e shkëlqyera të portugezit në nivel ekipor si fitues i shumë trofeve, Champions, La Ligam, Superkupa e Europës apo botërori i klubeve si dhe realizimi i shumë golave, nuk i kanë bërë asnjë përshtypje gazetarit sportiv që përfaqësonte Sri Lankën. Ai ka votuar me më shumë pikë Leonardo Bonucin, pastaj De Gean, Falcaon, Hazard dhe Kane. Në këtë rast gazetari në fjalë duket sikur nuk ka pasur asgjë personale me Ronaldon, pasi në pesëshen më të mirë nuk ka preferuar të fusë as Messin apo Neymar.

 

Ndryshe mund të thuhet për votat nga Turkmenistani teksa gazetari sportiv i përzgjedhur nga France Football për të dhënë votat nga ky vend ka votuar Messin të parin, pastaj de Bruyjne, Mbape, Dybala dhe Levandovski. Sidoqoftë pavarësisht votave të tilla larg të qenit objektiv, Cristaino Ronaldo e fitoi me goxha diferenca nga Leo Messi dhe Neymar çmimin “Topi i Artë”. Ai mori në total 946 pikë, 364 më shumë sesa rivali i tij i madh Messi.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *