Gjermania do të ndihmojë Shqipërinë në riorganizimin e Policisë Kriminale dhe reformimin që do të bëhet në tërësi në Policinë e Shtetit.

 

Ministri i Brendshëm,Bledi Çuçi lajmëroi nisjen e reformës në Policinë e Shtetit, teksa priti sot në një takim ambasadorin e Gjermanisë në vendin tonë Peter Zingraf, i cili i dorëzoi raportin e Policisë Federale.

 

“Sot pata kënaqësinë që takimin e parë pas betimit si Ministër i Brendshëm në kabinetin e ri qeveritar ta kisha me ambasadorin e Gjermanisë në Tiranë z.Peter Zingraf. Më dorëzoi zyrtarisht raportin e Qeverisë Federale për riorganizimin e Policisë Kriminale dhe reformimi që do të bëjmë në tërësi në Policinë e Shtetit. Sikundër e bëra me dije në Kuvend kur prezantova Programin për Sigurinë, do të fillojmë menjëherë punën me partnerët gjermanë për ta çuar përpara edhe këtë prioritet. Raporti që më dorëzoi ambasadori është një udhërrëfyes me vlerë tejet të rëndësishme”, shprehet Çuçi.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *