Subscribe

Presidenti Ilir Meta dha një koment të shkurtër për gazetarët për propozimin e kryeministrit Edi Rama që Bledi Çuçi të emërohet ministër i Brendshëm, ndërsa Milva Ekonomi minister e Bujqësisë. Gjatë një konference të përbashkët me Presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani, Meta tha se do të kryejë verifikimet e duhura për propozimet dhe do të japë përgjigje shpejt.

 

“Jam njohur nga mediat me disa propozime, por si president do të më duhet të njihem me propozimet zyrtare dhe përgjigja do të jetë më e shpejta e mundshme përsa i takon kohës.”

 

Edi Rama propozoi emrin e Bledi Çuçit në krye të Ministrisë së Brendshme pas dorëheqjes së Sandër Lleshajt.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *