Ministri i Brendshëm, Bledi Çuçi u ankua në Inspektoratin e Lartë të Drejtësisë dhe Këshillin e Lartë Gjyqësor për gjyqtarin e Gjykatës Administrative Gjirokastër, Elidon Papazisi.

 

Në letrën e dërguar, Çuçi shprehet se gjyqtari ka dhënë vendime në kundërshtim me parimet e drejtësisë dhe në thyerje të ligjit. Sipas ministrit, vendimet e tij janë bërë shkak që të pengohet aksioni për të shkatërruar ndërtimet pa leje në bregdet.

 

“Gjykata Administrative e Shkallës së Parë Gjirokastër ka pranuar pjesërisht kërkesën e paditësit për marrjen e masës së sigurimit të padisë pa u thelluar në arsyetimin e saj dhe duke mos i dhënë rëndësinë e duhur kundërvajtjes së ndërtimit pa leje, duke pezulluar në këtë rast prishjen e një ndërtimi të kundërligjshëm”, thuhet në letrën e Bledi Çuçit.

 

Ministri kërkon që vendimet e gjyqtarit të kalojnë në “sitë” për të parë nëse ka favorizuar një palë të përfshirë në proces.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *