Lideri i Koresë së Veriut, Kim Jong-un ka paralajmëruar një situatë të rëndë pandemike, duke shkaktuar panik për valë të re koronavirusi në vendin komunist.

 

Ai akuzoi disa zyrtarë të lartë për paaftësi në parandalimin e përhapjes së COVID.

 

Agjencia shtetërore e lajmeve KCNA tha se Kim ka ndëshkuar disa zyrtarë të partisë në pushtet, për “rrezikimin e sigurisë së vendit dhe të njerëzve”. Mirëpo, nuk specifikoi nëse shkarkimi i disa zyrtarëve të partisë ka të bëjë me neglizhencën ndaj detyrave që lidhen me pandeminë.

 

Koreja e Veriut nuk ka konfirmuar zyrtarisht asnjë rast me koronavirus – gjë që është vënë në dyshim nga ekspertët ndërkombëtarë të shëndetësisë. P

 

Ekspertët kanë paralajmëruar se shërbimi shëndetësor në këtë shtet nuk është i pajisur mirë për t’u përballur me ndonjë përhapje masive të virusit, pasi ka mungesë të madhe të burimeve, fondeve dhe teknologjisë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *