Një infermiere shqiptare në Maqedoninë e Veriut, ka ndërruar jetë nga COVID-19.
28-vjeçarja Lindita Alimi ishte infektuar prej ditësh me koronavirus, e fatkeqësisht nuk arriti ta fitonte betejën me virusin.
Lajmi i trishtë u bë i ditur nga Shoqata e Infermierëve të Shqipërisë, ku shprehu ngushëllimet për ndarjen nga jeta të Alimit.
Postimi i Shoqatës së Infermierëve të Shqipërisë:
Nderron jete ne moshe te re Infermierja Lindita Alimi 28 vjece nga Kerćova, Maqedonia e Veriut.
E prekur nga covid-19 nuk mundi ta fitonte betejen me armikun vdekjeprures.
Shoqata e Infermiereve te Shqiperise i shpreh ngushellime te perzemerta familjes dhe kolegeve te Lindites.