Vetëm shtatë raste të reja me COVID u shënuan gjatë 24 orëve të fundit, nga 2,962 testime të kryera. Rastet pozitive të konfirmuara janë identifikuar në Tiranë, Lezhë dhe Has.

 

Aktualisht janë 134 pacientë aktivë me Covid-19 në vend. Po marrin trajtim spitalor të specializuar 18 pacientë, nga të cilët 5 pacientë janë në terapi intensive.

 

Ndërkohë, orët e fundit janë shëruar 9 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 129,888 që nga fillimi i epidemisë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *